Lajme

​Prezantohet rrejshëm si ministër, arrestohet prishtinasi

10/07/2021 09:50
nga:Y I

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën “mashtrim, prezantim i rrejshëm si person zyrtarë dhe falsifikim i dokumentit”.

Sipas Policisë, ai është prezantuar rrejshëm si person zyrtar, konkretisht si ministër.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në vuajtje të dënimit për shkak se nga gjykata ishte dënuar me vendim të formës së prerë dhe ka pasur urdhër arrest për të.