Tash, kur numri i rasteve pozitive dhe numri i vdekjeve në Kosovë ka rënë dukshëm, po vazhdojnë ende të jenë në fuqi masat e miratuara nga Qeveria.
Maskat obligative, ora policore, orari i gastronomisë deri në orën 21:30, si dhe hyrja brenda në lokale vetëm me dëshminë e kartelës së vaksinimit ose me test PCR, janë masat që po vazhdojnë të jenë në fuqi për më shumë se një muaj.
Nga aksionet e policisë në terren po vazhdon edhe numri i gjobave jo edhe aq i ulët për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat antiCOVID.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 542 gjoba.
Ndërkohë ditë më parë ka dhënë dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas hyrjes në garë komunale për Prishtinën.


