Lajm i keq për Atalantën.
Klubi italian nuk mund të llogarisë në Matteo Pessina për pjesën tjetër të vitit 2021, përcjell GazetaBlic Sport.
Pessina u dëmtua në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Milanit, në humbjen 2-3.
Lojtari ka pësuar një dëmtim të shkallës së dytë të kofshës. Do t’i duhen dy muaj që të kthehet te Gasperini dhe Mancini.
Lojtari ishte i ftuar nga kombëtarja e Italisë, por u zëvendësua nga Di Marco për ndeshjet e muajit tetor.
/GazetaBlic Sport/


