Inter thuhet se ka arritur një marrëveshje me portierin e Ajax, André Onana, i cili do të zëvendësojë Samir Handanovic në Giuseppe Meazza.
La Gazzetta dello Sport raporton se Neruazzurët tashmë kanë gjetur të ardhmen e tyre për portën, me Onanan aktualisht në vitin e fundit të marrëveshjes së tij me gjigantët holandezë, përcjell GazetaBlic Sport.
Gazetari i Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, konfirmon se kamerunasi tashmë ka rënë dakord me kushtet me Interin dhe do të nënshkruajë një transferim falas në 2022.
Kontrata e Onana me Ajax skadon në qershor 2022 dhe do të jetë i lirë të nënshkruajë për një ekip të ri nga 1 shkurt.

/GazetaBlic Sport/


