Joan Laporta ka marrë sot një tjetër vendim të çuditshëm sa i përket Ronald Kuman, edhe pse holandezi është pranë largimit nag stoli i katalanasve. Presidenti i Barcelonës raportohet se ka vendosur që ai të mos flasë për mediat në vendlindjen e tij, pa u sqaruar një herë situata në klub.
Televizioni holandez HLF8 kishte organizuar një intervistë me Kuman për këtë të mërkurë, por klubi katalanas ka vendosur veton që të mos flasë publikisht, siç e ka të përshkruar në kontratë për situata të veçanta. Koeman kishte programuar të shkonte në Holandë dhe do të kalojë atje këto ditë. Por klubi e ka “rekomanduar” që të mos marrë pjesë në emisionin televiziv ku sigurisht do të fliste për eksperiencën e tij te katalanasit.
Barbara Barend, gazetarja e cila ka lidhje me familjen Koeman dhe ka qenë në kohët e fundit në shtëpinë e trajnerit në Barcelonë, tregoi se ai fillimisht i kishte komunikuar televizionit se do të merrte pjesë në emision, edhe nëse do të shkarkonin nga Barcelona. Por duket se në orët e fundit diçka ka ndryshuar dhe ai ka pranuar ”rekomandimin” e klubit për të mos bërë dalje publike në këto ditë.


