Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma tha se u transferua në Paris Saint-Germain për të luajtur dhe zbuloi se ai flet shumë me trajnerin e Milanit, Stefano Pioli.
“Unë gjithmonë do të jem tifoz i Rossonerëve”, tha fillimisht Donnarumma.
“Jam i emocionuar,” tha ai në një konferencë për shtyp.
“Milani është një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Jam i emocionuar. Atëherë ne jemi këtu në një gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, një kompeticion që na intereson.”
22-vjeçari u pyet nëse ka frikë të humbasë vendin e startuesit në ekipin e Roberto Mancini për shkak të mungesës së ndeshjeve në PSG.
“Nuk ka asnjë problem. Unë jam në Paris për të luajtur, është normale në fillim. Unë jam atje për të luajtur dhe jam i sigurt se gjithçka do të jetë e mrekullueshme. Nuk kam asnjë problem për ekipin kombëtar”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


