Sporti

Liverpool dhe Bayern në garë për talentin e Salzburgut

10/04/2021 15:50
nga:E K

Liverpool dhe Bayern Munich kanë shfaqur interesim të madh për sulumesin e Salzburgut, Karim Adeyemi.

Daily Mail raporton se klubet kanë nisur kontaktet për të nënshkruar me të, shkruan GazetaBlic Sport.

Çmimi që duhet të paguajnë klubet për transferimin e tij është 20 milionë euro.

19 vjeçari është në formë të jashtëzakonshme këtë sezon duke shënuar 11 gola në 14 paraqitje.

/GazetaBlic Sport/