Lajme

Rasti “Cali”, dëshmitari thotë se e ka pritur veç vdekjen, rrëfen edhe momentin e lirimit nga objekti ku u mbajt

10/04/2021 14:26
nga:N M

Dëshmitari i tretë i mbrojtur ka deklaruar se është ndjerë shumë keq gjatë kohës sa ka qenë në mbajtje, e se e ka pritur vetëm vdekjen.

“Si jam ndje, jam ndje shumë keq, edhe e ke prit veç vdekjen, kur po vjen, kurgjo s’ke pas çka mu ndi, a mendu tjetër, veç e ke prit, sot, nesër, kur po të mytin”, ka thënë dëshmitari në seancën e së hënës.

Ai rrëfeu edhe për kushtet që ishin në vendin ku ishte mbajtur dhe momentin e lirimit nga aty, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ushqim ke pas njëherë në dy tri ditë, ndoshta një copë të vogël, sikur me thanë gjys buke, na e kena nda në pesë pjesë, gjashtë pjesë sa persona jena kon aty dhe ta kanë pru çdo dy ditë, ka ndodh që në të tretën”, ka rrëfyer dëshmitari, duke shtuar se kur kishte kërkuar ujë për të pirë, e alivanosën e urinuan mbi të.

“Jo, unë u munova me shpjegu ma herët, sherri që lypa ujë, më alivanosën dhe kryjtën atë farë punë, s’ke guxue me lyp qajo ma e keqja”, ka thënë ai.

Tutje, dëshmitari rrëfeu për kushtet që kanë pasur në objektin ku janë mbajtur.

“Kushtet e gjumit, në tokë, e kena pas njo tri qebe diçka kanë qenë, po domethënë ke pas pak kashtë që u met aty ktu dhe në tokë, gurë, dhe. Ka ndodh ato qebe ja kena dhanë njani tjetrit për mu mlu pak, që ka nirtht në tokë, në dhe, në gur, në lagështi. Këto kanë qenë disa kushte çka muj mi mbajt mend unë”, ka thënë ai.

Ndërsa, kur u pyet nëse mund të laheshin, ai tha “Jo zonja prokurore, ujë me pi s’na kanë dhënë se le mo mu la”.

Sa i përket nevojave fiziologjike dhe përdorimit të tualetit, ai deklaroi se e kanë pasur një kovë aty dhe aty kanë urinuar të gjithë.Kurse, tha se plagët pasi i rrihnin nuk ua mjekonte dikush, por se nëse mundeshin e ndihmonin njëri-tjetrin.

“Nuk ke guxoftë ujë me lyp me pi, le mo tjetër sen, se çka ke kërku veç ja ke shtu të rrehmen vetit se kurrgjë tjetër”, ka thënë dëshmitari, raporton

.Tutje, prokurorja Silvia D’Ascoli, e pyeti për momentin që u lirua nga objekti ku po mbahej.

“Po erdhën e hapën qat derën edhe na kanë liru, dy persona të tjerë na thanë hajde dilni. Ka qenë nëse nuk gaboj qaj Fatmiri dhe Bimi. Domethënë veç e ka hap derën, ka thanë ti, ti, ti, dilni jashtë, dhe kemi vazhdu para kësaj shtëpisë aty dhe ky Bimi tha shkoni ka të doni”, ka thënë ai.

I pyetur nëse i treguan se pse po lirohej, dëshmitari u përgjigj:

“Jo, unë e pyta këtë Bimin thash a bon mem tregu pse më keni mbajt dej qitash qitu, tha babën e ki të keq dhe vazhdo mos e zgjat ma shumë. Edhe vazhdum”.

Ndërsa, tha se pasi i kanë liruar, dokument lirimi nuk u kanë dhënë, por vetëm gjërat që ua kishin marrë.“Jo, kurgjo, nëse nuk gaboj, do toja të patikës dhe qato që mi kanë marr në fillim kur mi kanë marr, qato mi dhanë, ni rryp, naj toj ose diçka që na kanë marrë, qato na i dhanë dhe thanë vazhdoni”, ka thënë dëshmitari.

Situatë e qetë në veri gjatë zbatimit të marrëveshjes për targat