Lajme

Veç dje, u dhunuan tri gra e tre burra

10/04/2021 11:03
nga:Gazeta Blic

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në territorin e Republikës së Kosovës.

Mes këtyre rasteve, viktima janë tre burra dhe tri gra që kanë bartur role të ndryshme familjare.

Në Lipjan, një grua është rrahur nga burri i saj.

Në Fushë Kosovë, një burrë është rrahur nga djali i tij dhe ka përfunduar në spital.

Në Gjakovë, një grua është rrahur nga burri i saj.

Në Zveçan, një burrë është sulmuar fizikisht nga motra e tij.

Dhe po në Zveçan, është rrahur një burrë dhe është ofenduar një grua nga babai i tyre.