Në spitalin e Pejës sot janë të shtrirë 26 pacientë me COVID-19.
Kështu është bërë e ditur nga ky spital.
3 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 13 janë me oksigjenoterapi.
Nga spitali i Pejës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të mbrojnë veten.
Njoftimi i plotë:
Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19, datë 4.10.2021:
26 pacientë janë të shtrirë;
13 pacientë janë në Oksigjenoterapi;
3 pacientë janë në CPAP;
3 pacientë të tjerë në gjendje të rëndë;
2 pacientë janë pranuar gjatë 24 orëve të fundit;
Mbroje vetën vaksinohu.


