Lajme

Mbledhja e LPK-së që ndryshoi rrjedhat e historisë

10/03/2021 18:39
nga:Q R

Lëvizja Popullore e Kosovës ka shënuar sot 30 vjetorin e mbledhjes së tretë të mbajtur në Ujmir, e cila u tha se ishte vendimtare për të ardhmen çlirimit të Kosovës dhe themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë mbledhje para 30 viteve ishte marrë vendim që LPK të vazhdojnë me aktivitete ushtarake, që rezultuan me çlirimin e Kosovës.

Në shënimin e kësaj date morën pjesë anëtarë, veprimtarë dhe drejtues të lëvizjes popullore të Kosovës, të cilët nderuan me një minute heshtje delegat të asaj mbledhje që nuk janë në jetë Ahmet Haxhiu, Xhavit Haziri, Bari Fazliu, Beadin Allaqin, Sabit Veseli, Nazmi Hoxha, Xheladin Gashi dhe Muahmed Mehmetin.

Kryetari i shoqërisë Lëvizja Popullore e Kosovës, Xhevat Bislimi, tha se ishte kjo mbledhje që garantojë vazhdimësinë e Lëvizjes Popullore të Kosovës, e cila u finalizua me luftën e armatosur të Kosovës.

“Ishte kjo mbledhje që i dha drejtim kësaj çështje, e zgjidhi këtë çështje dhe garantoj për vazhdimësinë e Lëvizjes Popullore të Kosovës e cila u finalizua me luftën e armatosur të Kosovës e themeluar nga Ushtria çlirimtare e Kosovës me Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe me organizata tjera të kohës të cilat e mbështeten luftën, luftë e cila fitoj edhe mbështetjen e gjithë kombit duke u bërë pjesë e luftës për çlirimin e Kosovës. Është një moment emocional për të gjithë ju që ishit delegatë të asaj mbledhje por është edhe një moment krenarie e lavdie për të gjithë ata që u përpoqën, u angazhuan dhe luftuan për çlirimin e Kosovës dhe në vazhdimësi për çlirimin e viseve të shqiptareve të Kosovës”, tha Bislimi.

Sekretari organizativ për përgatitjen e mbledhjes së tretë, Ramadan Avdiu dha detaje për organizimin e kësaj mbledhje në Ujmir, e cila është mbajtur në fshehtësi të plotë.

“Azem Syla na propozoi të shkojmë të shikojmë një shtëpi në fshatin Ujmir të Klinës, në familjen Ukë dhe Sevdije Shala do të shkojmë për të parë vendin Ahmet Haxhia, Aem Syla dhe unë. Konsideruam se hapësira dhe ambienti për rreth është i përshtatshëm dhe pas analizës edhe të opsioneve të tjera, vendosëm që mbledhja të mbahet Ujmir, ngase kishte qasje nga disa drejtime të ndryshme dhe ishte në mes të Kosovës“, ka thënë Avdiu.

Kurse, Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë, tha se politika shtetërore serbe në Kosovë u shoqërua nga një rigjallërim i dukshëm nacionalizmi me mekanizmin e saj ushtarak policore, duke vendosur me dhunë nën pushtetin e saj të gjitha strukturat institucionale politike, ekonomike, gjyqësore, policore, shëndetësorë, kulturore dhe arsimore në Kosovë.

“Në fillim të viteve 90, shekulli 20, politika shtetërore serbe në Kosovë u shoqërua nga një rigjallërim i dukshëm nacionalizmi me mekanizmin e saj ushtarak policore duke vendosur me dhunë nën pushtetin e saj të gjitha strukturat institucionale politike, ekonomike, gjyqësore, policore, shëndetësorë, kulturore dhe arsimore. Kosova kryen një qendër të revoltës së kundërshtisë por edhe një nga poligonet me të mëdha të dhunës e të terrorit shtetëror në kundër përgjigje të një politike të tille filluan organizimet e grupeve veç se luleve të para të luftës çlirimtare. Në këtë drejtim moment i rëndësishme ka qene vendimi i Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës për organizimin e krahut ushtarak, vendim ky i marrë në mbledhjen e tretë të mbajtur më 3, 4 tetor të vitit 1991 në fshatin Ujmir të Klinës”, tha ai.

Ndërsa, anëtari i këshillit i mbledhjes së tretë dhe po ashtu përfaqësuese nga dega LPK jashtë vendit, Emrush Xhemajli deklaroi se organizata e LPK-së në Kosovë dhe jashtë vendit e kishte të çartë se pa liri nuk ka pavarësi.

“Koncepti i luftës çlirimtare kishte rene në piken me te ulet, LPK nuk u dorëzua megjithëse brenda saj kishte pikëpamje të ndryshme por fatmirësisht udhëheqësia e LPK-së në Kosovë dhe jashtë vendit kishte të kjart se pa liri nuk kishte demokraci pa mbrojtjen me forcat e armës nuk zë vend deklarimi i pavarësisë kushtetues, nuk zë vend vullneti i shprehur me refendume. Andaj LPK vazhdoj të veproj në mënyre të fshehte kundër okupatorit,” tha Xhemajli.

Përndryshe, në shënimin e këtij përvjetori me nga një fjalë rasti janë paraqitur edhe Guximtar Labunishti, delegat në mbledhjen e tretë nga Struga dhe Halil Selimi, anëtar i këshillit të mbledhjes së tretë, të cilët vlerësuan lartë kontributin e LPK-së për lirinë e Kosovës.