Derbi i madh kosovar mes Prishtinës dhe Dritës përfundoi pa gola në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan GazetaBlic Sport.
Një ndeshje tejet e zbehtë, me pak raste shënimi e shumë ndërprerje u zhvillua në Gjilan, e që në fund përfundoi me rezultatin 0:0.
Pas ndeshjes, Nuhiu foli për Art Sport, ku analizoi ndeshjen e sotme, ku skuadra e tij nuk fitoi.
“Mendoj qe ishte një ndeshje e luftuar dhe e taktizuar. Mendoj që kishim pak më tepër raste më të mira për të shënuar”, tha fillimisht Nuhiu.
“Çdoherë kemi plan, prisnin të dy skuadrat nga gabimet, here ishte Prishtina më lartë, herë ne më lartë. Në pjesën e dytë krijuam më tepër. Në momentin që Prishtina nuk krijon një rast, unë e marr me pozitivitet. Dy ndeshjet e humbura kanë qene ndoshta edhe aksidentale, pasi kishim më tepër ratse, por në momentet e mira u ndëshkuam”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


