Sporti

Cavani drejt largimit nga Manchester United, Real Madrid synon nënshkrimin me uruguaianin në janar

10/03/2021 13:01
nga:E K

Edinson Cavani nuk duket të jetë i kënaqur me ardhjen e Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi uruguaian nuk është i kënaqur pasi humbi hapësirën në ekip me ardhjen e portugezit, shkruan GazetaBlic Sport.

Burime pranë lojtarit pranojnë mundësinë që ai të bashkohet me ekipin spanjoll, Real Madrid në dimër.

“Një lëvizje në Real Madrid në merkaton e dimrit? Mund të ndodhë, futbolli është shumë dinamik ”, ka thënë një burim i afërt me lojtarin.

/GazetaBlic Sport/