Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se paga minimale do të ngritet në 250 euro nga 170 sa ishte.
Këtë Kurti e tha në kongresin zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
“Të qenurit i papunë nuk është problemi i vetëm, kur je në punë ka shumë probleme, mungesa e sigurimit shëndetësor, mos pagesa gjatë punës mbas orarit etj. Punësimi i pasigurt është problem i madh.
Pandemia e ka pasur një anë pozitive për punëtorët, ka reflektuar te shoqëria për punët që më herët nuk i kanë dhënë rëndësi. Gjendja e punëtorëve është trashëgimi që jemi përballur nga dita e parë e punës. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve. Paga minimale do ta risim në 250 euro”, tha Kurti.