Sporti

Nuk kanë fund çudirat, futbollisti i talentuar thirret nga 2 kombëtare të ndryshme për të njëjtën ndeshje

10/01/2021 23:22
nga:Mergim Rreci

Një rast i rrallë është regjistruar së fundmi në botën e futbollit.

Talenti 17-vjeçar, Janis Lagha ndodhet në një situatë të çuditshme, por edhe vendimtare për karrierën e tij.

Futbollisti që luan për të rinjtë e Lyoni, pasi ai është thirrur nga 2 kombëtare moshash të ndryshme në një miqësore të dyfishtë midis ekipit francez nën 18 vjeç dhe Algjerisë U18 më datat 9 dhe 12 tetor në Clairefontaine.

Mesfushori i ri i lindur në vitin 2004, u thirr nga dy të dyja kombëtaret edhe ajo franceze dhe ajo algjeriane, të cilat për ironi të fatit do të ndeshen së bashku. Tashmë gjithçka mbetet në dorën e futbollistit, se cilën kombëtare do të zgjedhe të përfaqësojë.