Lajme

Ardian Gjini: Komuna e Gjakovës do të ndërmarrë investime të mëdha për fshtrat Novosellë e Epërme, Dobrigje, Firaj e Bitesh

09/30/2021 16:13
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka vazhduar takimet elektorale me banorë të fshatrave Novosellë e Epërme, Dobrigje, Firaj, Palabardh e Bitesh, raporton Gazeta Blic.

Gjini theskoi se kur erdhi në pushtet në 2017 këto zona ishin të lëna pas dore, pa investime dhe pa përkujdesje institucionale.

Ai u shpreh i lumtur se sot ka ndryshuar gjithçka si rezultat i investimeve milionëshe të destinuara nga komuna e Gjakovës për këto zona.

“Tani diskutuam për një dimension të ri të investimeve, siç janë projektet që lidhen me jetën në komunitet, pritoret e autobusëve nëpër fshatra, investimet te të rinjtë e talentuar në sport e art dhe segmente të tjera të jetës dhe infrastrukturës.Me punë dhe dashuri do t’i arrijmë të gjitha” theksoi Gjini raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë: