Lajme

Escobar: Kosova kishte të drejtë me reciprocitetin – KFOR s’i merr kompetencat e autoriteteve vendore

09/30/2021 15:48
nga:N M

I Dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka quajtur sukses arritjen e marrëveshjes për targat në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë ai është shprehur se pas marrëveshjes dhe vendosjes në veri, KFOR nuk do t’i marrë kompetencat e organeve vendore të sigurisë.

“Kemi rrugë të gjatë përpara në dialog. I japim mbështetje Lajçakut dhe ekipit të tij për një zgjidhje konstruktive. Është e drejtë e qeverisë së Kosovës që zbatojë reciprocitetin. Roli i KFOR-it nuk është të marrë kompetencat e autoriteteve vendore por të sigurohet funksionimi i rregullt i pikave kufitare”, është shprehur ai.

LDK për marrëveshjen me targat: Qeveria barazoi Njësitet Speciale me barrikaduesit serb, dorëzoi sovranitetin te pala e tretë