Lajme

Çitaku i reagon Lajçakut: Shqetësuse të barazohet Policia e Kosovës me huliganët e barrikadave

09/30/2021 15:07
nga:Q R

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se marrëveshja e arritur sot në Bruksel është e njëjta me atë të 2016-tës, me disa hapa prapa.

Çitaku në një replikë në Twitter të Emisarit Lajcak ka shkruar se kjo marrëveshje e nënshkruar barazon policinë me huliganët që kanë vendosur barrikadat.

“Marrëveshja e njëjtë, që tashmë ishte arritur më 2016, me disa hapa prapa. KFOR-i nuk është reagues i parë. Dhe, pjesa më shqetësuese, kjo marrëveshje i barazon forcat e sundimit të ligjit në Kosovë me huliganët që vendosin barrikada”, ka shkruar ai.

Marrëveshja në Bruksel- Ja çfarë thonë njohësit e kësaj çështje