Lajme

Vuçiq: Jemi afër zgjidhjes për targat, duam paqe

09/30/2021 12:24
nga:N M

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur sot në një konferencë pas takimit që pati me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Nga Nishi, presidenti serb pranoi se janë afër zgjidhjes së një marrëveshjeje me Kosovën për çështjen e targave, dhe se duan paqe, përcjell Klankosova.tv.

Ai tutje ka thënë se nuk qesin kushte dhe se dialogu i Bashkimit Europian është themeltar.

Ndryshe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i ka bërë të qartë presidentit serb Aleksandër Vuçiq që Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian, pa e zgjidhur çështjen me Kosovën.

Naim Rashiti nga Grupi i Ballkanit për Politika: KFOR-i mos të merr përgjegjësi për menaxhimin e kufijve