Lajme

“Nëse Policia tërhiqet nga veriu me detyrim, BE-ja po i trajton njëjtë institucionet shtetërore me organizatat kriminale”

09/29/2021 21:04
nga:Y I

Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar pas takimit që u mbajt në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka komentuar tri pikat e marrëveshjes të cilat i prezantoi pas takimit zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi.

Thaçi tha se dy pikat e para të kësaj marrëveshje janë në rregull, ndërsa pika e tretë është më problematike.

Ai thotë se kjo pikë, e cila parashehë tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu ëshë problematike nëse tërheqja bëhet duke u detyruar nga pala tjetër apo edhe nga një palë e tretë si BE-ja.

Kjo, pasi sipas tij, një gjë e tillë do të nënkuptonte që Policia e Kosovës, si një institucion shtetëror e legal do të trajtohej njëjtë si organizimet kriminale në anën tjetër.

Postimi i plotë: