Zv.kryeministri Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se është arritur dakordim me palën serbe, për situatën e krijuar në veri të vendit.
E menjëherë pas kësaj, siç raporton gazetari i Rtv Dukagjinit, nga vendi i ngjarjes, ushtarët amerikanë të KFOR-it, janë parë në pikën kufitare në Jarinje.
Ende nuk dihet arsyeja e shkuarjes së KFOR-it amerikan, deri në pikën kufitare që i ndanë Kosovës dhe Serbinë.
Besnik Bislimi: Eshtë arritur marrëveshja për targat me palën serbe


