Pavarësisht humbjes 0-3 kundër Bayern Munich, Ronald Koeman nuk e konsideron që ndeshja e së mërkurës kundër Benfica do të jetë vendimtare për llogaritë e grupit.
Trajneri holandez tha se ekipi ka nevojë për një rezultat pozitiv pavarësisht se Benfica është një nga ekipet në formë më të mirë në Evropë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kjo është vetëm ndeshja e dytë, kështu që nuk mund të jetë vendimtare. Nuk e di nëse Benfica është skuadra me formën më të mirë, por ata janë një klub i fortë. Do të jetë një lojë e bukur ku kemi nevojë për një rezultat të mirë. Secili ekip ka stilin e vet, kështu që mund të jetë një lojë interesante”, tha ai në konferencën paraprake për shtyp.
“Do të jetë e komplikuar, ata luajnë në shtëpi, unë e di atmosferën që mund të jetë në fushë, forcën që ata kanë në ndeshjet në shtëpi. Mentaliteti portugez është gjithashtu të kontrollosh lojën, të kesh një mbrojtje të fortë dhe lojtarë cilësorë përpara për të komplikuar kundërshtarin. Kjo është ajo për të cilën mund të shpresojmë. Ne duam të kontrollojmë, të kemi topin. Ne kemi mundësi për të ndryshuar dhe përshtatur me gjithçka që duhet, “tha ai.
/GazetaBlic Sport/


