Sporti

Drejtori i Dortmundit pranon se Haaland dëshiron të luajë për Real Madridin

09/27/2021 16:59
nga:E K

Duket se e ardhmja e Erling Haaland do të jetë jashtë Bundesligës.

Sulmuesi norvegjez është i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm te gjiganti spanjoll, Real Madrid, shkruan GazetaBlic Sport.

Drejtori sportiv i Dortmund, Watzke, pranon se ka shumë skuadra të interesuara për shërbimet e sulmuesit të talentuar norvegjez, por ai thotë se Haaland duket i joshur nga një kalim i mundshëm të “Los Blancos”.

“Erling është person i vetëm. Ai do luajë në një nga klubet më të mëdha në botë, edhe pse tani është duke luajtur në një ndër klubet më të mira në botë”, tha fillimisht ai.

“Sigurisht, e di që Haaland është i joshur nga Real Madrid”, potencoi ai.

/GazetaBlic Sport/