Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë ka ecur rrugëve të kryeqytetit, duke u takuar me shumë qytetarë.
Rama, përveç marrjes së mbështetjes nga ana e banorëve të Prishtinës, ka shpalosur para tyre edhe programin për 4 vitet e ardhshme si kryetar.
Madje, Përparim Rama është i vetmi kandidat për kryetar të Prishtinës, që ka program konkret dhe publik për zgjidhjen e problemeve të kryeqytetit.
Shkrimi i plotë:
?Ecjet rrugëve të Prishtinës janë momente të veçanta për mua.
Së bashku me ekipin tim, sot vizituam banorët e rrugës ‘Dëshmorët e Marecit” dhe rrugën B. Vizituam biznese të ndryshme në këtë zonë, u takuam me pronarët dhe punonjësit. Prezantuam programin tonë dhe folëm për sfidat me të cilat ballafaqohen dhe mënyrat për t’i ndihmuar bizneset në të ardhmen e tyre.
Bashkëpunimi është më se i nevojshëm për ndërtimin e një qyteti.
#PR4PR
#Prishtina
#PerparimRama
#PerPrishtinenPraktike
#DashniPerPrishtinen
#LDK160
?Ecjet rrugëve të Prishtinës janë momente të veçanta për mua.Së bashku me ekipin tim, sot vizituam banorët e rrugës '…
Posted by Perparim Rama on Sunday, September 26, 2021