Arsenal ka arritur fitore të madhe sot në derbin e qytetit të Londrës ndaj Tottenham.
Skuadra e Artetas fitoi në shtëpi me rezultat 3-1 ndaj Spurs, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këtë ndeshje pësoi një lëndim mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.
Pas lëndimit të pësuar ka folur trajneri Mikel Arteta i cili u shpreh i shqetësuar për lëndimin e mesfushorit të Arsenalit.
“Ne duhej të mendonim (Nëse Xhaka do ishte titullar). Kishim opsione të ndryshme të luajmë ndaj tyre. E kuptoj se shumë njerëz thonë ‘ke fituar dy ndeshjet e fundit, pse po ndryshon”.
“E bëmë më vëmendjen në kohën e duhur që të nisim ndeshjen dhe të kemi opsione tjera, gjithashtu ta zëvendësojmë. Fatkeqsisht ai u lëndua. Jam shumë i shqetësuar sepse nuk dukej shumë pozitiv për momentin”.
/GazetaBlic Sport/


