Sporti

Zyrtare: Gjilani me një mungesë të madhe në derbin me Dritën

09/26/2021 14:04
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohet super derbi kosovar mes Dritës dhe Gjilanit.

Drita dhe Gjilani luajnë me fillim nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Pak para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ballafaqimit.

Drita – Gjilani, formacionet zyrtare

Tek skuadra e Gjilanit mungesë e madhe është padyshim ajo e mesfushorit ofansiv, Augustin Torrasa.

Ai nuk është përfshirë fare në listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë derbi, shkaku i një dëmtimi.

/GazetaBlic Sport