Në ditën e gjashtë të zbatimit të masës së reciprocitetit me targa, kryeministri Kurti ka dalë në një konferencë për media.
Ai ka arsyetuar praninë e policisë speciale në veri, duke thënë se paramendoni se çka do të ndodhte atje po të mos ishte policia speciale, përcjell GazetaBlic.
“Ne kemi pika kufitare, sepse kemi polici speciale në ato pika kufitare. Paramendoni se çka do të ndodhte në veri nëse nuk do të kishte polici speciale”, tha ndër të tjera Kurti.
/GazetaBlic/