Manchester City ka mposhtur Chelsean në derbin e javës së gjashtë të Premierligës.
City ka mposhtur skuadrën e Tuchel me rezultat minimal 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi, Gabriel Jesus.
Jesus shënoi gol në minutën e 53’të të takimit.
Në anën tjetër Manchester United ka dështuar të marrë pikë në Old Trafford.
Aston Villa arriti të dal me tri pikë të plota nga “Teatri i Ëndrrave” duke shënuar në fund të takimit me anë të lojtarit Hause në minutën e 88’të të takimit.
Fernandes pati mundësi të mirë shënimi por në minutën e 91’të dështoi të realizoi nga pika e bardhë.
/GazetaBlic Sport/


