Lajme

Tërmkolli-Kurtit: Vepro ose ec!

09/25/2021 13:42
nga:Y I

Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që ndodhën në veri të Kosovës, ku dy zyra të Qendrave të Regjistrimit u djegien në Zubin Potok e Zveçan.

Përmes një njoftimi në Facebook, Tërmkolli i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë ‘vepro ose ec’.

Sipas saj, kur Kurti tani është në pushtet, djegien e institucioneve të Kosovës, ua ka ‘lënë’ serbëve në veri apo listës Serbe.

“Kur tani është në pushtet, djegien e institucioneve të Kosovës, ua ka “lënë” serbëve në veri, apo më saktë Listës serbe dhe ministrave nga kjo listë të cilët “djegin e pjekin” në prani dhe në sy të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Turp i madh dhe dështim i madh, madje edhe rrezik i madh. Ky Kryeministër nuk ka ide as ç’farë po bën, as ç’farë të bëj. Kështu si po vepron e më tepër si nuk po vepron, po e poshtëron dhe po e rrezikon shtetin”

Postimi i plotë: