Sporti

Koeman: Asgjë nuk po ndryshon te Barcelona

09/25/2021 13:49
nga:E K

Ronald Koeman u befasua kur lexoi një deklaratë që konfirmonte se Barcelona po përballet me probleme të thella financiare, është në rindërtim dhe nuk ka kapacitet për të nënshkruar me një yll.

Tekniku u pyet nëse drejtuesit e Barçës kishin folur me të për këtë situatë dhe përgjigja ishte negative, përcjell GazetaBlic Sport.

“Që prej kur e kam marrë detyrën asgjë nuk ka ndodhur. Ne folëm në aeroplan për ndeshjen kundër Cadiz dhe asgjë tjetër“, tha Koeman.

Ai foli edhe për mundësinë e shkarkimit të tij.

“Nuk mund të flas shumë për këtë sepse nuk lexoj atë që është në shtyp. Unë i di thashethemet e mediave, por gjithçka që mund të bëj është të fitoj ndeshjet. Thashethemet do të ekzistojnë gjithmonë.Është puna juaj. Unë nuk do të humbas energji për gjërat që nuk mund t’i kontrolloj“, përfundoi tekniku holanez.

/GazetaBlic Sport/