Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, u ka thënë mirëmëngjesi mitrovicasve me projektin për rrugën e famshme “Ali Zeneli”.
Hamza ka thënë se kjo pjesë e qytetit do të bëhet një prej zonave më moderne në Mitrovicë.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi,
Ky është projekti im për rrugën “Ali Zeneli”. Kjo pjesë e qytetit do të bëhet një prej zonave më moderne në Mitrovicë.
Bashkë do ta bëjmë. Unë, ju, të gjithë mitrovicasit, bashkë për qytetin tonë!