Lajme

VV i reagon Hamzës: Aktivistët tanë nuk e mbështesin dikë si ty që me votën tënde e rrëzove Qeverinë Kurti I

09/23/2021 11:50
nga:Gazeta Blic

Pas deklaratës së mbrëmshme të kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili tha se ka mbështetje edhe nga aktivistë të VV-së, ka reaguar Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, duke hedhur akuza mbi kandidatin e PDK-së.

Vetëvendosje thotë se aktivistët e saj asnjëherë e në asnjë rrethanë, nuk do ta përkrahin një person si Bedri Hamza, i cili vitin e kaluar në pikun e pandemisë COVID-19 me votën e tij e ka rrëzuar Qeverinë e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti.

Komunikata e Vetëvendosjes:

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjithmonë kanë qenë në një vijë me vendimet e strukturave përgjegjëse të organizatës.

Ata e kanë përkrahur gjithmonë kandidatin Lëvizjes, i cili paraprakisht i kanë kaluar të gjitha procedurat e nevojshme paraprake statutare, pa marrë parasysh preferencat personale që i kanë pasur para vendimit final, sepse ne me të vërtetë mëtojmë dhe ndërtojmë shoqëri demokratike.

Kështu ka ndodhur që nga viti 2010 kur jemi çertifiku si subjekt politik, dhe kështu do të vazhdoj derisa të ekzistoj të Lëvizja VETËVENDOSJE!

Në Lëvizje gjatë këtyre 11 viteve kanë defiluar edhe disa pseudo-aktivistë që tentojnë të thirren në emër të Lëvizjes dhe t’i shërbejnë djallit, por fatmirësisht gjithmonë kanë dështuar.

Këtë si duket vetëm z. Bedri Hamza nuk e ka kuptuar. Por do ta kuptoj mirë me 17 Tetor.

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! asnjëherë e në asnjë rrethanë, nuk do ta përkrahin një person si Bedri Hamza, i cili vitin e kaluar në pikun e pandemisë COVID-19 me votën e tij e ka rrëzuar Qeverinë e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti.

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra në Mitrovicë ka organet e saja legjitime dhe çdo prononcim individual jashtë kornizave të përcaktuara nga struktura legjitime është iniciativë individuale, shpesh herë me qëllim përfitimi e asnjëherë çështje parimi.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është e formuar mbi parime e mbi koncepte e jo në pazarllëqe të Klanit Pronto & Co.

Shpifjet janë afatshkurtëra, por ato epilogun do ta marrin më 17 tetor.

Kjo e pret PDK-në dhe Bedri Hamzën e Sami Lushtakun.