Sporti

Juventusi merr fitoren e parë në sezonin e ri në Serie A, mposht Spezian

09/22/2021 20:24
nga:Lorik J

Skuadra e Juventusit ka arritur një fitore të mundimshme ndaj Spezias në udhëtim.

Klubi i Allegrit ka marrë fitoren e parë në këtë sezon të ri të Serie A, pasi mposhti sot Spezian me rezultatin 2:3, shkruan GazetaBlic Sport.

Juventusi e nisi mirë, pasi Moise Kean shënoi golin e avantazhit pas 28 minutave lojë. Gëzimi i Bianconerëve nuk zgjati shumë, pasi Guyiasi barazoi shifrat pas katër minutave.

Në pjesën e dytë, Spezia shënoi golin e avantazhit me Antise në minutën e 49’të.

Më pas, skuadra e Juventusit shtoi sulmet dhe gjeti barazimin me Chiesan. Për fitoren e klubit të madh italian, shënoi mbrojtësi De Ligt në minutën e 72’të.

Në këtë duel u aktivizua edhe lojtari shqiptar, Rey Manaj në minutën e 77’të.

Juventusi tani ka 5 pikë pas 5 xhirove në vendin e 12’të – kurse Spezia bie në vendin  e 16’të me një pikë më pak.

/GazetaBlic Sport