Sporti

Ja sa bileta do t’i ndahen “Skifterave” nga klubi i Dritës

09/22/2021 18:27
nga:Lorik J

Derbi më i madh në futbollin kosovar nuk do të zhvillohet në shtëpinë e vet.

Drita dhe Gjilani do të përballen në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, për arsyeje të kushteve më të mira.

Gazeta “Sheshi” mëson se skuadra e Dritës do t’ia ndajë “Skifterave” vetëm 100 bileta për këtë ballafaqim. Numri total I biletave që do jetë në shitje është 650.

Dueli mes Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet ditën e diele me fillim nga ora 15:00.