Njohësi i çështjeve politike në vend, Shemsi Jashari, në një prononcim për “Gazeta Blic” duke komentuar vendimin e masës së Reciprocitetit për targat me Serbinë tha se ky vendim është legalisht i drejtë.
Ai shtoi se veprime të tilla që kanë të bëjnë me shtetësinë e Kosovës dhe të ardhmen e saj nuk duhet të jenë ndikuara nga efekti elektoral.
“Vendimi i qeverisë së Kosovës për vendosjen e Reciprocitetit në targa ndaj Serbisë është legalisht i drejtë dhe në pajtim me ligjet e vendit. Koha dhe motivi që qëndron mbrapa këtij vendimi mund të diskutohet, por ajo që është e rëndësishme është mënyra si do të përmbyllet ky veprim i shtetit, si do të përfundoj operacioni dhe a do të ketë zbrapsje për shkak të presionit politik ndërkombëtar. Veprimet e qeverisë nuk duhet të jenë të ndikuara nga efekti elektoral, pasi kanë të bëjnë me shtetin dhe të ardhmen e tij”
Ai tha se çdo veprim duhet të jetë i koordinuar me aleatët ndërkombëtarë e sidomos me SHBA-të,pasi çdo veprim i pakordinuar mirë me ta, mund të përkeqësoj situatën.
“Qeveria e vendit duhet të ndërrmar veprime që forcojnë shtetësinë e Kosovës por secili veprim duhet të jetë i kordinuar me aleatët ndërkombëtar sidomos me SHBA-të, pasi çdo veprim i pakordinuar mirë me aleatët mund të përkeqësoj situatën dhe rrezikon të kthehet në pikën zero progresi i arritur deri me tani. Veprime si kjo patjetër që duhet të kordinohen edhe me spektrin opozitar pasi disa çështje i kalojnë dallimet partiake dhe kërkohet unitet i plotë përballë Sërbisë” deklaroi Jashari për “Gazeta Blic”
Njësitë Speciale të Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që nga data 20 shtator pas vendosjes së masës së Reciprocitetit për targat me Serbinë.
Rrugët që të qojnë në Jarinje, ashtu si edhe në pikëkalimin tjetër kufitar Bërnjak, vazhdojnë të jenë të bllokuara me një kolonë të gjatë të makinerive të rënda që janë vendosur nga protestuesit serbë.
Megjithëse ka patur protesta nga pala serbe për këtë çështje, situata paraqitet e qetë për momentin.
/Gazeta Blic/
Kelmendi: Çështja e gjenocidit të bërë mbi shqiptarët nuk zgjidhet me Reciprocitet!
Çfarë ndodhi gjatë natës në Jarinjë?


