Lajme

Kelmendi: Çështja e gjenocidit të bërë mbi shqiptarët nuk zgjidhet me Reciprocitet!

09/22/2021 09:28
nga:Y I

Qeveria e Kosovës vendosi me 20 shtator masën e reciprocitetit me Serbinë për targat, raporton Gazeta Blic.

Kjo masë po kundërshtohet nga Beogradi zyrtar të cilët kanë paralajmëruar masa nëse nuk ndërmerren veprime për largimin e saj .

Duke folur në lidhje me këtë çështje profesori universitar, Muhamed Kelmendi, tha se gjenocidi i bërë mbi shqiptarët nuk zgjidhet me Reciprocitet por me përgjegjësi penale ndaj serbisë.

“Reciprociteti është parim nderkombetar. Ai është i sanksionuar dhe përdoret edhe në raportet ndërkombetare të shteteve. Eshte mirë dhe e pritshme që reciprociteti të futet në raportet me shtetin serb. Me kete tregohet se Kosova është shtet sovran dhe se për çështjet e brendshne të saj vendos në menyrë të pavarur, pa ndikim nga shteti serb.Me këtë pritet të ndalet hovi shovenoserbomadh ndaj Kosoves. Futet në diskutim çështja e shqiptareve në Luginën e Presheves dhe ka mundesi qe edhe minoriteti shqiptar në Serbi të fiton te drejta.

“Serbia po kërkon asociacion serb në Kosovë me kompetenca ekzekutive. Kjo duhet kërkuar edhe per shqiptaret në Serbi. Këtej futen ne diskutim edhe çështjet e tjera, që në raportet bilaterale me Serbinë kerkohen të bëhen. Aq më tepër kur Serbia është fqinje dhe ka shumë çështje që duhet rregulluar me reciorocitet”

“Nuk ka reciprocitet në kompensimin dhe në dëmshperblimin për dëmin që shteti serb e ka shkaktuar në Kosovë. Në Kosovë janë përdhunuar mbi 20 mije femra shqiptare nga kriminelët raciste serbomedhenje në vitet 1998/99. Askush nuk është pergjigjur. Janë edhe rreth 1600 shqiptarë të humbur dhe me siguri të djegur ose te groposur nga shteti serb.Ka shumë dokumente të vjedhura sikurse dhe monumente të së kaluarës shqiptare në Kosovë. Çështjet e tilla nuk zgjidhen me reciprocitet. Ketu kërkohet pergjegjesi e shtetit serb” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”.

Pas vendimit të qeverisë Kurti ambasadorët e QUINT-it kanë takuar kryeministrin Kurti.

Në këtë takim, u diskutua mbi vendimin rreth pajisjes me targa të përkohshme për automjetet që mbajnë targa të Serbisë, ku u dakordua që duhet të ruhet stabiliteti dhe qetësia.

Kryeministri Kurti deklaroi se ose duhet t’i mbajnë të dy shtetet targat e përkohshme ose duhet t’i heqin të dy.

Sot është dita e tretë kur Njësia Speciale e Kosovës po qëndrojnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

/Gazeta Blic/

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Ose t’i mbajmë të dy shtetet targat e përkohshme, ose t’i heqim krejt