Sporti

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave zhvillon sonte ndeshjen ndaj Norvegjisë, synohet rezultati pozitiv

09/21/2021 11:48
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të përballet sonte me Norvegjinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndonëse përballë do të kenë skuadrën favorite të grupit, Dardanet hyjnë në këtë takim pa frikë dhe me synim prë të dhënë më të mirën e tyre në fushën e gjelbër, e pse jo edhe të befasojnë me rezultat.

Për dallim nga ndeshja e parë kundër Shqipërisë (1:1), kur Kosova hyri me synim për fitore dhe me lojë sulmuese, kësaj radhe përzgjedhësja Afërdita Fazlija do të jetë e detyruar të ndryshojë skemën e lojës, me kombëtaren tonë që do të tentojë që me një lojë të karakterit defanziv të marrë rezultat pozitiv, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja Kosovë – Norvegji, zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 19:00 dhe i takon kualifikimeve për Botërorin e vitit 2023, që do të mbahet në Australi dhe Zelandën e Re.

/GazetaBlic Sport/