Lajme

Haradinaj: Kryeministër kush ishte Nexhat Krasniqi, apo ju e ministrat tu jeni më të kqi se ai

09/20/2021 11:07
nga:Genita C

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme ka bërë ngushëlluar ata të cilët kanë humbur familjarët e tyre nga COVID-19.

Haradinaj ka bërë thirrje për vaksinim duke thënë se duhet të kujdeseni për vete pasi qeveria nuk ka qenë këtu për t’u kujdesur për ju.

Ai ka pasur edhe pyetje për kryeministrin, për çështjen e siç e quan ai “babën e tenderave”, Nexhat Krasniqi.

“Unë i kom pyet edhe ata tre ministrat e tu për Nexhat Krasniqin por s’kom marrë përgjigje, ministren e Drejtësisë, ministrin e Transporti dhe atë të Rendit, që sipas tyre ishte baba i tenderëve “.

Andaj sipas Haradinajt, kryeministri duhet të japë një përgjigje për këtë cështje pasi sic thotë ai, sa ka qenë në qeveri gjithmonë është përkujdesur për të siguruar përgjigje.

“A e dini për Nexhat Krasniqin a osht ende krye kriminel apo osht i lirë apo ju edhe tre minmistrat e juj jeni ma t’kqi se Nexhati”, është shprehur Heradinaj.