Sporti

Solskjaer i kënaqur me Lingard: Ai është rritur si lojtar

09/20/2021 11:29
nga:E K

Manchester United mposhti mbrëmë me rezultat 2-1 West Ham United.

Sulmuesi anglez, Jesse Lingard, ishte protagonisti kryesor i këtij takimi, pasi realizoi golin e fitores në minutën e fundit të takimit për “Djajtë e Kuq“, shkruan GazetaBlic Sport.

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer u shpreh shumë i kënaqur me formën e Lingard.

“Unë mendoj se sot ishte një përgjigje e mirë! Jesse ishte mjaft i qartë se ai dëshiron të luftojë për vendin e tij dhe të jetë pjesë e skuadrës së parë të Manchester United”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Unë nuk mund të flas për Jesse tani, por ai me të vërtetë po kontribuon, ai do të luajë të mërkurën, pasi unë do të bëj disa ndryshime.

“Ai po bëhet një njeri i rritur dhe është një lojtar shumë i mirë”, përfundoi Solskjaer.

/GazetaBlic Sport/