Sporti

Formacionet zyrtare, Gjilani – Ulpiana

09/19/2021 15:06
nga:E K

Sot vazhdon xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës.

Gjilani pret skuadrën e sapo inkuadruar në elitën e futbollit kosovar, Ulpianën, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Ulpianës ka grumbulluar vetëm një pikë deri më tani dhe gjendet në pozitën e fundit në tabelë, ndërsa skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka grumbulluar gjithsej 6 pikë pas 4 xhirove dhe ndodhet në pozitën e 5’të me një fitore dhe tri barazime.

Para ndeshjes janë publikuar formacionet zyrtare.

Ja 11’shet startuese:

Gjilani: Koliqi, Progni, Rrapa, Beqja, Torassa, Hajdari, Krasniqi, Useini, Musolli, Veliu, Hoxha: Kryetrajner: Ismet Munishi

Ulpiana: Blakçori, Santos, Rapuca, Makolli, Emini, Shala, Gjoni, Haliti, Rezi, Junior, Shkalla: Kryetrajner: Edlir Tetova

Ndeshja Gjilani – Ulpiana fillon nga ora 16:00.

/GazetaBlic Sport/