Sporti

Declan Rice në radarin e Chelseat, të gatshëm të ofrojnë 75 milionë për mesfushorin anglez

09/19/2021 15:25
nga:E K

Chelsea nuk ka hequr dorë nga dëshira për të transferuar mesfushorin anglez, Declan Rice.

Skuadra londineze kishte tentuar edhe më parë të siguronte shërbimet e tij, por çmimi i lartë i kërkuar nga West Ham bëri që Chelsea të mos arrijë ta transferoj atë, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë skuadra e drejtuar nga Tuchel ende nuk ka hequr dorë nga Rice.

Chelsea po shpreson që skuadra e West Ham të ulë kërkesat për çmimin e tij që ishte 100 milionë euro, dhe do jenë të gatshëm të ofertojn 75 milionë euro për shërbimet e tij.

/GazetaBlic Sport/