Sporti

Tri klube të mëdha evropiane monitorojnë situatën e Rudigerit

09/19/2021 14:42
nga:E K

Shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Chelseas.

Antonio Rudiger ka kontratë me Chelsean të vlefshme deri në qershor të vitit 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Calciomercato raporton se Tottenham, Juventus dhe Bayern Munich janë skuadrat që mund të nënshkruajnë me gjermanin.

Rudiger ende nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën me Chelsean dhe ka refuzuar ofertat e klubit londinez.

/GazetaBlic Sport/