Lajme

LDK: Qeveria lokale, në fshatin Skorobisht ka filluar blerjen e votave me nga dy thasë miell

09/19/2021 11:41
nga:Gazeta Blic

Dega e LDK-së në Prizren përmes një komunikate për medie e ka akuzuar LVV-në për blerje të votave.

“Qeveria lokale, në fshatin Skorobisht ka filluar blerjen e votave me nga dy thasë miell”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Komunikata e plotë:

Jemi jashtëzakonisht të indinjuar me informata rreth keqpërdorimeve të pozitave zyrtare nga pushtetarët e komunës së Prizrenit.
Qeveria lokale, në fshatin Skorobisht ka filluar blerjen e votave me nga dy thasë miell.
Ky është çmimi që taksapaguesit e Prizrenit po paguajnë për kaparisje votash për partinë në pushtet, Vetëvendosje.
Shpërndarja e këtyre të mirave materiale, në kohën kur ka filluar fushata elektorale, nuk ka si të quhet ndryshe pos keqperdorim i buxhetit komunale dhe pozitës zyrtare për qëllime elektorale.
Manipulimi me qëllim blerjen e votave nuk ka si bëhët më hapur se kaq. Zyrtari komunal për mirëqenje sociale shpërndan thasë me miell në Skorobisht i shoqëruar nga, shih në foto, udhëheqësi i Vetvendosjes për këtë fshat.
Ftojm organet kompetente të mbikqyrin e hulumtojnë “zemërgjerësinë” e pushtetarëve në këtë muaj elektoral.
LDK – Prizren
18.09.2021