Sporti

6 mungesa të mëdha tek Real Madrid për ndeshjen ndaj Valencias

09/18/2021 21:56
nga:Mergim Rreci

Carlo Ancelotti ka emëruar listën e futbollistëve të tij për ndeshjen e nesërme ndaj Valencias.

Italiani ka një skuadër prej 22 futbollistësh për ndeshjën, por është pa gjashtë lojtarë kryesorë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ata që mungojnë janë Ferland Mendy, Marcelo, Toni Kroos, Dani Ceballos, Gareth Bale dhe Mariano.

22 lojtarët që po udhëtojnë për në Valencia për ndeshjen janë si më poshtë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Toni Fuidias, Dani Carvajal, Eder Militao, David Alaba, Jesus Vallejo, Nacho, Miguel Gutierrez, Luka Modric, Marco Asensio, Casemiro, Fede Valverde, Lucas Vazquez, Isco, Eduardo Camavinga, Antonio Blanco, Eden Hazard, Karim Benzema, Luka Jovic, Vinicius dhe Rodrygo.

/GazetaBlic Sport/