Lajme

Mot nesër në Kosovë

09/18/2021 16:34
nga:Y I

Nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, njofton IHK raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes.