Sporti

Clattenburg kujton momentin kur ai e “gjuajti” me këpucë Mourinhon: E humba kontrollin, ai mbeti i shtangur

09/18/2021 11:56
nga:E K

Ish-gjyqtari anglez, Mark Clattenburg është duke shkruar pjesë të autobiografisë së tij.

Ai kujton një episod interesant me ish trajnerin e United Jose Mourinho, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo ndodhi në janar 2017, pas ndeshjes mes Stoke City dhe Manchester United, e cila përfundoi në barazim 1-1.

“Nuk kaloi shumë kohë pas fërshëllimës së fundit kur dëgjova një trokitje në derën e dhomës së zhveshjes dhe trajneri i United, Jose Mourinho hyri“, filloi tregimin Clattenburg.

“Unë isha duke hequr këpucët, kur ai më tha: A jeni i lumtur tani? U përgjigja se ai nuk mund të më fajësonte mua për barazimin.

Çfarë po thua? I thashë. ‘Unë e di se çfarë kam bërë. E pashë videon. Mourinho vazhdonte të fliste. Nuk i ndalte akuzat, kështu që e hodha këpucën që e kisha në dorë duke e pastruar në mur ku ai po qëndronte”

“E humba kontrollin i bërtita “dil jashtë”, Mourinho mbeti i shtangur, u lodha nga ankesat e tij”, shkroi anglezi në një artikull për Daily Mail.

/GazetaBlic Sport/