Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë me ndeshje shumë interesante.
Ndeshjet e mesjavës ofruan emocione të mëdha, ku kishte madje edhe rezultate befasuese, përcjell GazetaBlic Sport.
Pritet të zhvillohen disa duele interesante, megjithatë vëmendja e të gjithëve do të jetë në takimin Drenica – Drita.
Drenica është kryesuese momentale e tabelës pas disa rezultateve pozitive, kurse Drita është në pozitën e tretë me pikë të njëjta me Ballkanin e vendit të dytë
Gjyqtar kryesor për këtë takim është vendosur Dardan Çaka, me asistentët Granit Hyseni, Elvis Bicaj dhe gjyqtar i katërt Isak Ceroviku.
Më poshtë shihni edhe delegimin e plotë të të gjihta ndeshjeve:

/GazetaBlic Sport/


