Lajme

Ngjarjet e planifikuara për sot

09/17/2021 09:13
nga:M K

Mbahet Asambleja e Përgjithshme e ABNA-SEE nën organizimin e KosovaPress ku do të diskutohet mbi ndikimin e COVID tek agjencitë e lajmeve (Hotel International Prishtna, ora 9:00)

Mbahet ceremonia e fillimit të Projektit të Komunave për Rininë në Kosovë (M4Y) (Hotel Emerald, 10:00)

Presidentja, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. (Kabineti i presidentes, 10:10)

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston para ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me nxjerrjen e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë. (Para ministrisë së Shëndetësisë, ora 11:00)

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mban konferencë për media lidhur me Marrëveshjen e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet në sektorin e energjisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston para Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës për Ligji mbi Pagat dhe shtesat mbi pagë bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë. (Para objektit të Qeverisë, ora 13:00)

Bëhet prezantimi i kandidatëve për asamblistë të listës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren. (Hapësirat e Lidhjes së Prizrenit, ora 17:00)