Lajme

Mësohet koha e takimit të presidentes Osmani me Lajçakun

09/16/2021 22:50
nga:Gazeta Blic

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër në ora 10:10 do të ketë takim të rëndësishëm me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajčák.

Takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes, transmeton Indeksonline.

Për ta përcjellur këtë takim, gazetarët janë të obliguar të dëshmojnë se janë vaksinuar, në të kundërtën nuk do të lejohen.