Manchester City fitoi dje ndaj Leipzig në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.
Në listën e realizatorëve të kësaj ndeshje ishte edhe mbrojtësi i Cityt, Nathan Ake, shkruan GazetaBlic Sport.
Ake ka ndarë historinë e trishtë që i ndodhi atij pas ndeshjes me Leipzig.
Ai ka treguar se vetëm disa minuta pasi kishte shënuar babai i tij kishte ndërruar jetë pas një lufte të gjatë me sëmundje.
“Javët e fundit kanë qenë më të vështirat në jetën time, babai ka qenë shumë i sëmurë dhe nuk kishte mundësi tjera për shërim. Isha më fat që kisha shumë mbështetje nga e fejuara, familja dhe miqtë.
“Dje, pasi vështirësive shënova golin e parë në Ligën e Kampionëve dhe disa minuta më pas ai ndërroi jetë pranë nënës dhe vëllait që ishin afër. Ndoshta ishte shkruar kështu, të më shikonte duke luajtur e bënte krenar dhe të lumtur”.
“E di që do jesh gjithmonë me mua, do jesh gjithmonë në zemrën time dhe kjo është për ty baba”, shkroi ai në Instagram.
/GazetaBlic Sport/


